Trupat ushtarake ukrainase së fundmi kanë publikuar momentin e shkatërrimit të sistemit ushtarak rus, BM-21 MLRS në fushë të hapur.
Ministria e Mbrojtjes publikoi këto pamje në rrjetin social X kur sistemi u sulmua nga lart, derisa ushtarët u detyruan të tërhiqeshin nga automjeti dhe të kërkonin strehim.
“Një gjuajtje precize e ktheu një BM-21 Grad MLRS ruse në fishekzjarrë”, ka shkruar ministria ukrainase.
Nuk është bërë e ditur se në cilin qytet ka ndodhur ky sulm, pos që vërehet se u goditja u bë në fushë të hapur.
Ukraina e Rusia po i vazhdojnë luftimet në disa hapësira lufte.
Pala ukrainase është shprehur pro negociatave që do të arrinin paqe, me kusht që të mos cenohet territori. /Gazeta Enigma
One precise shot turns a russian BM-21 Grad MLRS into fireworks.
📹: Flying Skull Battallion pic.twitter.com/dFbScTW6v8— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 3, 2025