Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina thotë se muaji janar ishte skandaloz pasi sipas saj përderisa u prit nga Qeveria, zbatimi i projekteve, ndodhi e kundërta.
Pantina përmes një shkrimi në “Facebook” , ka përmendur videot e VV-së ku akuzuan ish-partitë në pushtet, përmendi ambasadorin Berishaj, zv.ministrin Veliji dhe drejtorin e ri të RTK-së.
Pantina ka cekur edhe kthimin e Arben Vitisë në krye të shëndetësisë, që siç thotë ajo nuk është e arsyeshme.
Pantina thotë se skandalet e Qeverisë Kurti do të vazhdojnë edhe më tej.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Janari i skandaleve
Kur të gjithë prisnin që qeveria të filloj më në fund zbatimin e projekteve të saj, ajo nisi vrullshëm me prodhimin e skandaleve
Publikohet video propaganduese e linçuese kundër opozitës
Martin Berisha I akuzuar për: shpëlarje parash, shmangie e tatimit, mos deklarimi I pasurisë etj etj- e ai ende e përfaqëson Kosovën si ambasador
Zv Ministri Almir Veliji; zihet duke përkuar ryshfet në këmbim të ndarjes së grandeve nga Qeveria- vazhdon me qenë zëvendës Ministër
Ministria e punëve të Jashtme (këtu lista është shumë e gjatë) ; Blihen makina me tender të kundër ligjshëm, zhduket libri I regjistri të hyrje daljeve në ministri, shteti i Togos e çnjeh Kosovën-ministria hesht Askush nuk jep përgjegjësi
Ska barna për pacientët me kancer, s’ka penj për operime , listat e pritjes për paciente në disa spitale deri në vitin 2024. Jep dorëheqje u.d. Drejtoresha e SShKUK, jep dorëheqje drejtori I onkologjisë.. e Arben Vitia i dorëhequr kthehet sërish Ministër
Ne RTK emërohet Drejtor aktivisti i RTK- kapje më brutale e një institucioni publik nuk ka mujt me ndodhë.
Punëtoret e sektorit publik ende nuk e dinë sa do e marrin pagën në shkurt- vlera e koeficientit mbahet sekret
E skandalet VVazhdojnë….