Papa Françesku bëri një lutje urgjente për ndalimin e konfliktit në Gaza të dielën, duke bërë thirrje për ndihmë humanitare dhe ndihmë për të plagosurit në mënyrë që të lehtësohet situata “shumë e rëndë”.
“Unë vazhdoj të mendoj për situatën e rëndë në Palestinë dhe Izrael ku shumë njerëz kanë humbur jetën”.
“Unë ju lutem që të ndaloni në emër të Zotit, ndalni zjarrin,” tha ai, duke folur para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Shpresoj se do të bëhet gjithçka për të shmangur zgjerimin e konfliktit, që të lënduarit të shpëtohen dhe ndihma të arrijë për popullin e Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë”, tha ai.
Papa i tha edhe një herë thirrjet e tij për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të tij të 7 tetorit, duke u fokusuar te fëmijët, të cilët tha se “duhet të kthehen në familjet e tyre”.
“Le të mendojmë për fëmijët, të gjithë fëmijët e përfshirë në këtë luftë, si në Ukrainë dhe në konflikte të tjera, e ardhmja e tyre po vritet”, shtoi ai.