Papa dhe 50 mijë besimtarë i dhanë lamtumirën e fundit Benediktit

Papa dhe 50 mijë besimtarë i dhanë lamtumirën e fundit Benediktit

Papa Françesku u bashkua me pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit për të kryesuar funeralin e paraardhësit të tij, ish-Papa Benediktit.

Kupola e Basilikës ishte e mbuluar me mjegull dhe arkivoli prej dru selvije, në të cilin po prehej trupi i ish-Papa Benediktit u vendos në shkallët përballë Sheshit Shën Pjetri.

Papa Françesku, i cili kreu shërbimin, u soll në tribunë në karrocë. Klerikët nga gjithë bota ishin të pranishëm, kardinalët, murgesha dhe murgj.

Kangë latine u interpertuan nga kori i Kapellës Sistine, që jehonin në shesh në një atmosferë solemne dhe të qetë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë meshës të mbajtur nga kardinalë, peshkopë dhe priftërinj, Papa Françesku foli për “urtësi, butësi dhe përkushtim që ai dha për shumë vjet”.

“Benedikt, miku besimtar i Jezusit, qoftë i plotësuar gëzimi yt kur dëgjon zërin e tij, tash dhe përgjithmonë”, tha Papa Françesku.

Diku rreth 50 mijë përkrahës morën pjesë në funeral, sipas policisë. Delegacione zyrtare kishte nga Italia dhe Gjermania.

Gjatë ditëve të fundit, rreth 200,000 njerëz erdhën në Vatikan për t’i bërë nderimet e tyre ish-Papës, para arkivolit në sheshin kryesor në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Related Articles