Qindra personalitete të njohura dhe me ndikim e kanë dënuar sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Njësoj edhe Papa Françesku e ka dënuar atentatin që iu bë të shtunën ish-presidentit.
Ai ngjarjen e quajti episod të dhunës që lëndon njerëzit dhe demokracinë.
Papa nga Vatikani u shpreh se: “Selia e Shenjtë shpreh shqetësimin e saj për episodin e dhunës së mbrëmshme, që lëndon njerëzit dhe demokracinë, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje”.
“I bashkohemi lutjes së peshkopëve amerikanë për Amerikën, për viktimat dhe për paqen në vend, në mënyrë që arsyet e dhunës të mos mbizotërojnë kurrë”. /Gazeta Enigma