Papa Leo lutet te varri i Françeskut përpara fjalimit të parë

Papa Leo lutet te varri i Françeskut përpara fjalimit të parë

Papa Leo XIV do të mbajë fjalimin e tij të parë para një turme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan sot.

Ai do të recitojë lutjen Regina Caeli, në nder të Virgjëreshës Mari, në fjalimin e tij të parë publik që kur zgjedhja e tij u njoftua me tym të bardhë të enjten, shkruan BBC,

Pasi të mbajë meshën e së dielës, Papa Leo do të bekojë të mbledhurit në sheshin jashtë – dhe do të japë bekimet e tij.

Të shtunën, ai vizitoi një vend të shenjtë jashtë Romës dhe më pas u lut para varrit të paraardhësit të tij të ndjerë, Françeskut, brenda bazilikës së Santa Maria Maggiore.

Papa Leo do të inaugurohet zyrtarisht në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit javën e ardhshme më 18 maj

Related Articles