Para namazit të Bajramit rahovecianët kafen e mëngjesit e pijnë te xhamia (VIDEO)

Para namazit të Bajramit rahovecianët kafen e mëngjesit e pijnë te xhamia (VIDEO)

Xhemati i xhamis “Kadir” në Rahovecë ende pa zbardhë dita e së hënës kishin mbushur tavolinat në kafenenën e cila gjendet 10 metra larg këtij institucioni fetar.

Para se të falin namazin e Bajramit Fitër, thonë se e kanë traditë që të pinë kafe e më pas bashkë të hyjnë në xhami.

“Pimë kafen para faljes së namazeve e pastaj shkojmë në xhami”, tregon njëri nga rahovecianët, i cili thotë se e shijon tej mase këtë pije të ngrohtë.

Imami i xhamisë “Kadiri”, Adnan Pallqa, u tha të pranishmëve se pas agjërimit 30- ditor, tani vjen lehtësimi dhe besimtarët do të ndjehen fitimtarë e do t’i harrojnë mundimet e kaluara.

Pallqa, pak para faljes së Bajramit Fitër, u kërkoi xhematit që t’i qëndrojnë më pranë njëri-tjetrit e të falin me zemër. Më pas kur gjithçka përfundoi, te dera e xhamisë u shpërndanë 350 dhurata, enkas për fëmijët. Ato i blenë vetë xhemati i “Kadirit”.

Lutje, porosi e festë pati edhe në teqenë e madhe në këtë qytet. Besimtarët uruan njëri-tjetrin e u lutën që pandemia më në fund të përfundojë. Po ashtu kërkuan nga bashkëvendësit e tyre dhe gjithë kosovarët që të mos e braktisin Kosovën për të emigruar në shtetet tjera të Evropës, ashtu siç po bëjnë tani./Gazeta Enigma/

Related Articles