Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një personi në Ferizaj, që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton Gazeta Enigma.
Sipas prokurorisë, i pandehuri më 13.10.2021, në Ferizaj, saktësisht në banesën e tyre, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarën nënën e tij, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që fillimisht e ofendon me fjalë banale.
Pastaj e godet me shuplakë në fytyrë e më pas duke e kapur për krahu i shkakton dhembje në trup, me ç ‘rast i shkakton dhimbje fizike, por e dëmtuara nuk ka kërkuar tretman mjekësor menjëherë pas incidentit pasi që ishte në gjendje të rëndë emocionale.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 13.10.2021, në Ferizaj, saktësisht në banesën e tyre, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarën nënën e tij.
Me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që fillimisht e ofendon me fjalë banale, pastaj e godet me shuplakë në fytyrë e më pas duke e kapur për krahu i shkakton dhembje në trup, me ç ‘rast i shkakton dhimbje fizike, por e dëmtuara nuk ka kërkuar tretman mjekësor menjëherë pas incidentit pasi që ishte në gjendje të rëndë emocionale.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Gazeta Enigma/.