Konflikti në Ukrainë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore nëse lejohet të vazhdojë, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë.
“Ne duam ta zgjidhim këtë konflikt. Shikoni, ne po e bëjmë këtë. Nuk ka amerikanë të përfshirë. Mund të ketë nëse përfundoni në Luftën e Tretë Botërore për këtë, gjë që është kaq qesharake. Por, e dini, gjëra të çuditshme ndodhin”, ka potencuarudhëheqësi amerikan.
Putin dhe Trump dje kanë zhvilluan një bisedë, në të cilën diskutuan çështjen e një armëpushimi 30-ditor në Ukrainë, kushtet për parandalimin e përshkallëzimit dhe një sërë çështjesh ndërkombëtare.
Presidenti rus mbështeti propozimin e liderit amerikan që Rusia dhe Ukraina të përmbahen nga sulmet ndaj objekteve energjetike.
Palët ranë dakord gjithashtu të nisin “negociatat teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Kremlini tha se “kushti kryesor për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të punuar për ridrejtimin e tij drejt një zgjidhjeje politike dhe diplomatike duhet të jetë ndalimi i plotë i ndihmës ushtarake të huaj dhe ofrimi i inteligjencës për Kievin”.