Paralajmërimi i banorëve të lagjes Gllama: Do të bllokojmë magjistralen Prishtinë-Gjilan

Paralajmërimi i banorëve të lagjes Gllama: Do të bllokojmë magjistralen Prishtinë-Gjilan

Edhe pse ishte paraparë si një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore, autostrada Prishtinë-Gjilan, Dheu i Bardhë po vazhdon të mbetet thjeshtë një dëshirë në heshtje.

Punimet të cilat do të duhej veçse të arrinin në një pikë mjaftë të rëndësishme, nuk janë zhvilluar fare.

Madje probleme janë shkaktuar edhe më tepër për fshatrat që lidhin rrugën për në Gjilan. Probleme të shumta infrastrukturore kanë edhe banorët e lagjes Gllama të Bresalcit.

Përfaqësuesi i kësaj lagje, Burim Muji, ka paralajmëruar në emër të 80 banorëve të kësaj lagje se do të bllokojnë rrugën që nga dita e hënë, nëse deri atëherë nuk nisin punimet për rregullimin e rrugës së prishur tash e sa kohë në këtë anë.

Muji madje ka thënë se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, këtë lagje e kishte vizituar në vitin 2021 ku edhe pati premtuar se rregullimi i rrugës do të kryhet shpejtë, por ajo veçse është përkeqësuar.

Reagimi i plotë:

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në vitin 2021 e ka vizituar rrugën e Gllamës në Bresalc, rrugë kjo e demoluar për shkak të punimeve për kyçjen në autostradë. Pati premtuar se rruga do të rregullohet brenda një afati të shkurtër kohor dhe se banorët e kësaj lagjeje do të mund të qarkullojnë lirshëm. Në të njëjtin vit, këtë rrugë e ka vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Bëhet fjalë për hiç më pak se 80 shtëpi të jetueshme në këtë lagje. Nxënësit e kësaj ane kanë shumë telashe për të shkuar në shkollë, ndërsa banorët e tjerë kanë vështirësi të përditshme për kryerjen e punëve të tyre sepse qarkullimi është shumë i vështirë.

Sigurisht se nuk ka nevojë për t’i dhënë këto arsyetime për një punë e cila është totalisht në përgjegjësi të institucioneve të cilat janë të obliguara për t’i ofruar shërbime të nevojshme qytetarëve sepse janë taksat tonat.

Që janë mashtruar qytetarët e kësaj ane, kjo tanime nuk do koment, por a do të durojmë tutje, kjo varet nga hapat që do t’i ndërmarrin institucionet brenda pak ditësh.

Pra, kërkesa jonë është që punimet për rregullimin e rrugës së Gllamës në Bresalc të nisin nga sot deri të dielen, nëse nuk ndodh kjo, të hënën magjistralja Gjilan-Prishtinë, më saktësisht tek kyçja në autostradë, do të bllokohet me trupa të këtyre banorëve.

Çka është mjaft, është mjaftë. Qytetarëve nuk ju interesojnë procedurat, ata duan shëbrime cilësore sepse po paguajnë taksa prej xhepit të tyre të varfër.

Shpresojmë që deri të dielen nisin punimet, në të kundërtën jemi të detyruar ta bllokojmë magjistralen dhe kjo është shumë serioze!.

Related Articles