Ardian Arifaj, dikur këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi duke komentuar se çfarë fshihet pas dokumenteve që janë paraqitur në publik ditëve të fundit e që flasin për ndryshimin e kufijve, ka thënë se këto dokumente nuk duhet ta frikësojnë Kosovën për të qenë pjesë e dialogut.
Arifaj Kanal 10 ka thënë se ‘non-paper” të tillë mund të paraqiten edhe më tej.
“Ndoshta ka qenë e pritur që me intensifikimin e zërave për vazhdimin e dialogut se do të ketë nonpaper të tillë qoftë për ta matur opinionin qoftë për të përhapur frikë. Ajo që është me rëndësi është që të gjithë janë distancuar më herët, francezën, gjjermanët, amerikanët dhe BE.
E dyta që ndoshta ja vlen të kthehemi edhe të reagimi i presidentes që nuk guxon kjo të na frikësojë, në dialog duhet të marrim pjesë. Non-paper të tillë mund të presim që të dalin ende. Një gjë që do ta bëjnë këta non-paper është që nuk do të lënë asnjë temë tabu. Kjo nuk duhet të na frikësoj prej dialogut”, tha Arifaj.
Ai ka thënë se kjo nuk është nga ndonjë ide e mëhershme.
“Kjo ka disa ide të reja, të padëgjuara ndonjëherë të cilave ndoshta nuk ja vlen të diskutohen, ka ide të rrezikshme. Do të ketë provokime të tilla dhe nuk duhet të na dekurojaoj prej dialigut por duhet të jemi pjesë e dialogut dhe të kërkojmë njohjen, ulësne në OKB”, shtoi Arifaj.
Ai tha se SHBA është i vetmi aleat që flet sikur ne.