Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin konfirmon se Juventus, Barcelona dhe Real Madrid mund të sanksionohen pas përfshirjes së tyre në Superligë.
Tre gjigantët europianë janë të vetmit që nuk janë tërhequr zyrtarisht nga gara e shkëputur që u nis një vit më parë nga 12 klube elitare. Megjithatë, ajo u shua brenda 48 orëve me një shtytje vendimtare nga Anglia. Klubet e Premier League ishin të parat që lanë kompeticionin dhe u kthyen në ECA, të ndjekura nga Atletico Madrid, Inter dhe Milan.
Juve, Real Madrid dhe Barcelona janë ende jashtë ECA-s dhe mund të përballen me sanksione për përfshirjen e tyre në garë pasi Gjykata e Madridit hoqi urdhrin e vendosur ndaj UEFA-s në fund të prillit.
Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi mund të gjobiten apo edhe të përjashtohen nga garat evropiane nga 2023-2024. Presidenti i UEFA-s, Ceferin konfirmon se këto tre klube mund të përballen me sanksione në të ardhmen.
“Po sigurisht. Është e mundur. Por le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai për AS.