Profesori, Sylë Tahirsylaj në emisionin ‘Gjesi’ ka treguar se si duhet të mbroheni nga goditja e rrufesë, raporton Gazeta Enigma.
“Nuk guxon kurrsesi të tërhiqni antenën e radios apo televizorit në ndonjë anë të kundërt për shkak se tërheq rrufenë nga shtëpia. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur ndodhin këto fenomene, duhet të përqendrohemi në vendet ku ka rrufepritës klasik për arsye se jeni jashtë rrezikut”.
Të shpeshta janë rastet kur nga goditja e rrufesë apo vetëtimës njerëzit humbin edhe jetën dhe kjo si pasojë e mos informacioneve se si të mbrohemi. Një rast i tillë ndodhi javën e kaluar në Pejë, ku një personi mbeti i vdekur
Ndryshe, rrufeja është një shkarkim atmosferik i energjisë elektrike i shoqëruar me bubullima, e cila zakonisht ndodh gjatë stuhive, dhe ndonjëherë gjatë shpërthimeve vullkanike apo stuhitë e pluhurit.
Më të zakonshme, janë rastet që vijnë si pasojë e stuhive, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale nëpër shumë shtëpi apo objekte që gjenden afër pikës ku edhe godet rrufeja.