Një front i fuqishëm ka filluar të prekë territorin e Kosovës në skajin verior, i cili po karakterizohet me rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të forta, ka njoftuar platforma e pavarur meteorologjike “Meteo Kosova”, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas “Meteo Kosova”, moti do karakterizohet me erëra që arrijnë deri 100 km/h, rrufe dhe rrëbeshe lokale, duke sjellë rrezik për dëme infrastrukturore.
“Ndërsa fronti i ftohtë përparon, reshjet pritet të humbasin intensitetin para se të arrijnë jugun e vendit. Megjithatë, stuhia e erës do të vazhdojë të jetë e pranishme, me erëra që mund të arrijnë deri në 100 km/h, duke sjellë rrezik për dëme lokale.
Erërat më të përqendruara dhe më të forta priten të zhvillohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku mund të shkaktojnë dëme serioze, si rrëzime pemësh dhe degësh, dëmtime në çati dhe dritaresh, ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe vështirësi në qarkullim dhe rrezik për këmbësorët”, thuhet në njoftim.