E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.
Sulmuesi portugez besohet se e ka kërkuar largimin nga Manchester United, klub me të cilin kontratë të vlefshme edhe për një sezon.
Ronaldo vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Bayern Munich.
Dhe, pas largimit të Robert Lewandowskit në drejtim të Barcelonës, zërat për transferimin e tij tashmë janë shtuar edhe më shumë.
Gazetari gjerman nga “Abendzeitung”, Maximilian Koch, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ka paralajmëruar një transferim të 37-vjeçarit në “Allianz Arena”.
Koch, i cili është gazetar i afërt me “Bavarezët”, mbulon zhvillimet e këtij klubi, si dhe të Kombëtares së Gjermanisë.
Ai ende nuk ka zbuluar detaje të tjera, por përmes postimit të tij mund të nënkuptohet se transferimi i Ronaldos te Bayerni është vetëm çështje kohe.
Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat. Për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” interesim ka shprehur edhe Chelsea.