Paralajmërojnë veteranët: Nuk do të ndalen protestat

Paralajmërojnë veteranët: Nuk do të ndalen protestat

Kuvendi i Kosovës ka marrë sot tjetër pamje. Para këtij objekti janë vendosur një numër i madh i veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka marrë sot tjetër pamje. Para këtij objekti janë vendosur një numër i madh i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë duke kërkuar që të bëhen pjesë e projektligjit për pagën minimale, nga e cila janë anashkaluar.

Dy ditë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përjashtuar ata të opozitës kanë votuar në parim projektligjin për pagën minimale.

Veteranët janë duke protestuar në kundërshtim të këtij projektligji.

Të njëjtit kanë brohoritur “UÇK”, dhe “Marre”, duke iu referuar deputetëve që votuan këtë projektligj.

Ata kanë bërë thirrje që të mos fyhen apo provokohen zyrtarët policorë të Kosovës, duke thënë se nuk kanë asgjë me Policinë e Kosovës.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat, deri në realizimin e kërkesës së tyre.

“Nëse nuk e miratoni Ligjin, nuk do ta ndalen protestat tona deri në përfundim”, u tha në protestë.

Para Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur numër i madh i veteranëve, e shumë të tjerë pritet të arrijnë ndërkohë.

Related Articles