Paralajmëron Haradinaj: Ka përgjime më të rënda se ato të Kusari-Lila

Paralajmëron Haradinaj: Ka përgjime më të rënda se ato të Kusari-Lila

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se ekzistojnë përgjime më të rënda se ato të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiq. Ai theksoi se Kusari-Lila ka vepruar sipas porosive të shefave të saj.

“Ka përgjime të tjera, shumë më të rënda, në të gjitha nivelet. Flas nga shefi i Qeverisë e deri teposhtë, të cilët kanë pasur komunikim, qoftë direkt apo përmes sekserëve të tyre. Do të shohim më vonë ato, besoj se kolegët tuaj do t’i publikojnë, sepse nuk janë punët e mia dhe as nuk kam pranuar t’i kem. Personalisht, nuk e fajësoj shefen e grupit, pasi ajo ka zbatuar një porosi të marrë prej shefave. Edhe pas zgjedhjes së presidentes, kontaktet e VV-së me Listën Srpska nuk kanë ndaluar,” tha Haradinaj në T7, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles