Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra

Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra

Policia e Kosovë ka parandaluar kontrabandimin e mallrave përgjatë zonave kufitare, në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, njësia Taskforcë – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ndaloi një automjet me targa vendore në afërsi të kufirit RMV–RKS.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur mallra të kontrabanduar si tekstil, pajisje elektronike, veshmbathje sportive dhe bizhuteri, pa dokumentacion përkatës, me vlerë mbi 2 mijë euro.

Automjeti, mallrat dhe personi i dyshuar mashkull kosovar u shoqëruan në terminalin doganor përkatës dhe rasti po trajtohet nga njësitet kompetente të Doganës.

Rasti i dytë ndodhi në fshatin Lisock-Kamenicë, ku njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë ndaluan një automjet tjetër me targa vendore që tentonte të kontrabandonte 1,500 kg speca nga Serbia drejt Kosovës.

Malli u konfiskua dhe u dorëzua në Doganën e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar u inicua rasti pas konsultimit me prokurorin kujdestar.

Related Articles