Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.
Në njoftim thuhet se të premten njësitet e lartcekura në orët e vona në magjistralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani.
“Gjatë kontrollit të kamionit janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës së mallit (Serbia). Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.