Dy dronë të ngarkuar me mjete shpërthyese janë rrëzuar të martën nga sistemi irakian i mbrojtjes ajrore përderisa pajisjet fluturuese po i afroheshin bazës ajrore “Ain al-Asad”, ku janë të vendosura forcat amerikane, në perëndim të Bagdadit, th një zyrtar i koalicionit ndërkombëtar ushtarak, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.
Një sulm i ngjashëm u parandalua edhe të shtunën, kur sistemi irakian i mbrojtjes ajrore rrëzoi dy dronë përderisa ata po i afroheshin bazës ku ndodhen forcat amerikane, afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.
Sulmet e planifikuara erdhën në kohën kur Irani e aleatët e tij në Irak e shënuan dyvjetorin e vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, nga sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr një koalicion ndërkombëtar ushtarak që po lufton kundër militantëve të ISIS-it në Iran dhe Siri, shkruan Reuters.
Soleimani ishte vrarë më 3 janar 2020 përmes një sulmi me dron afër aeroportit të Bagdadit, me urdhrin e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha të hënën se Trumpi duhet të përballet me gjykim për vrasjen e komandantit të lartë, në të kundërtën Teherani do të hakmerret./Gazeta Enigma/