Ermal Krasniqi ka pasur tjetër paraqitje të mirë me skuadrën e Clujit në Ligën e Konferencës. Megjithatë, rrugëtimi i Clujit në fazën e plejofit është ndalur të enjten, pasi skuadra e madhe rumune u eliminua nga Lazio.
Ndeshjen e parë, Lazio e kishte fituar me rezultatin 1:0 në “Stadio Olimpico”, kurse ajo kthyese në Rumani u mbyll 0:0. Krasniqi luajti deri në minutën e 84-t. Skuadra e tij nga minuta e 77-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Karlo Muhar. Në raundin tjetër të garës, Lazios i bashkohet AEK Larnaca dhe Sheriff Tiraspoli, që eliminoi Partizanin pas fitores 3:1.
Dueli mes Anderlechtit dhe Ludogoretsit ka shkuar në vazhdime. Koha e rregullt u mbyll 2:1 në të mirë të skuadrës belge. Ludogoretsi në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0.