Parashikimi i motit, 5 maj 2021

Parashikimi i motit, 5 maj 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërkaq, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Related Articles