Parashikimi i motit këtë të enjte, 6 2021

Parashikimi i motit këtë të enjte, 6 2021

Të enjten, kryesisht do të mbajë mot i qetë dhe me diell, raporton Gazeta Enigma.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por nuk parashihen reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/Gazeta Enigma/

Related Articles