Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Këtë të enjte pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

“Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 26 – 29°C. Era: nga verilindja, 1–9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles