Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Këtë të diel në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të ketë reshje shiu.

Bazuar në të dhënat e IHMK-së, temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 11 deri në 26 gradë Celsius.

“Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.  Ekzistojnë mundësi te vogla qe ne disa zona te kufizuara të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C. Do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles