Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë vendi ynë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë njoftuar se gjatë ditës pritet të ketë zhvillime të kohëpaskohshme atmosferike.
Sipas parashikimeve, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 22 – 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.