Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë të diel në vendin tonë moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë njoftuar se temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
“Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi te vogla qe ne disa zona te kufizuara te këtë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga Jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/