Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të diel në vendin tonë moti do të mbetet kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas IHMK-së, gjatë të dielës parashihen riga lokale shiu, teksa temperaturat do të jenë në rritje.
“Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 16°C”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, IHMK-j njoftoi se era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare. /Gazeta Enigma/