Këtë të diel në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 15 gradë Celsius.
“Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri 7°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 15°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/