Këtë të premte në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, raporton Gazeta “Enigma”.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 13 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: -2 deri 0°C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
