Këtë të enjte mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell, raporton Gazeta “Enigma” .
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 e deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës janë nga 7 e deri në 10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metër për sekond.
