Këtë të diel në vendin tonë pritet që të kemi një mot kryesisht me diell, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
“Të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Enigma/