Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas IHK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius”, thuhet në paralajmërimin e IHK-së.