Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Sipas këtij instituti, java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Ndërsa, reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)
Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s./Gazeta Enigma/