Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e nesërme në Kosovë moti pritet të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Kjo situatë stabile meteorologjike, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit, të cilat do të jenë prezente mbi territorin tonë.

Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e vendit, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.

“Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Related Articles