Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme moti kryesisht do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 04-05.05.2022. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.

Related Articles