Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut.

Të shtunën do të ketë temperatura deri në 19 gradë Celsius, ndërkaq të dielën deri në 17 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles