Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ku më pas parashihen riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 7-11 gradë celsius, e maksimalet mes 26-31 gradë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta.

Të enjten e të premten do të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh, si dhe ulje temperaturash.

Të premten temperaturat minimale do të sillen mes 8-12 gradë e maksimalet mes 19-22 gradë.

Related Articles