Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme do të sjellë mot të vranët me intervale diellore. Në mëngjes priten mjegulla që do të kufizojnë dukshmërinë horizontale në ultësira dhe pranë zonave ujore. Nuk parashihen reshje, por për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë, ndërsa në viset e larta do të ketë më shumë rreze dielli.

Kushtet agrometeorologjike mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, sidomos për bujqit që, për shkak të reshjeve të mëdha gjatë tetorit dhe nëntorit, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e tokave me grurë. Gjatë mbjelljes së vonshme rekomandohet rritja e normës së mbjelljes, shtimi i sasisë së farës, përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar, si dhe përshtatja e thellësisë së mbjelljes sipas kushteve të tokës. Zbatimi i këtyre masave do të përmirësojë mbirjen e bimëve dhe do të sigurojë një rendiment më të qëndrueshëm.

Për ditët e javës, e hëna do të karakterizohet nga vranësira me intervale diellore, me temperatura minimale nga -4 deri -2°C dhe maksimale nga 5 deri 8°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

E marta pritet me mot të vranët dhe intervale dielli, temperaturat minimale do të jenë nga -6 deri -3°C dhe maksimale 5-8°C, ndërsa era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s.

E mërkura do të sjellë vranësira me intervale diellore, temperatura minimale nga -4 deri -2°C dhe maksimale 7-10°C, me erë nga juglindja 1-4 m/s.

E enjtja do të jetë e vranët me diell, temperatura minimale nga -2 deri 0°C dhe maksimale 7-10°C, me erë nga jugperëndimi 1-5 m/s.

Të premten moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe intervale diellore, temperatura minimale nga -2 deri 0°C dhe maksimale 7-10°C, ndërsa era do të jetë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

Related Articles