Parashikimi i motit për javën e ardhshme, në këto ditë do të ketë reshje të shiut

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, në këto ditë do të ketë reshje të shiut

Java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe më pak reshje të shiut.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa ajo maksimalja do të lëvizë ndërmjet 25-29 gradë.

Ndërkaq, të martën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësira gjatë ditës do të intestifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius ndërsa maksimalet 27-30 gradë celsius.

Edhe të mërkurën do jetë mot i ngjashëm me atë të martës, po vranësira do të ketë më të theksuara vende-vende, pos reshjeve ka mundësi edhe zbrazje elektrike si pasojë e konveksionit në troposferë. Sa i përket gjendjes termike ajo mbetet e njëjtë më ditën e martë përpos ne vlerat minimale mund të ketë ngritje.

E enjtja karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, vranësirat mund të sjellin riga dobëta shiu kryesisht në relievin malore, temperatura minimale do të jenë konstante, ndërsa ato maksimale mund te kenë ngritje të lehta.

Kurse, të premten parashihet mot më intervale më të gjata më diell vranësira të shpërndara mund të paraqiten në viset e larta temperaturat do mbesin konstante ngjashëm me atë të enjtes. Gjatë këtyre 5 ditëve të parashikim do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme.

Related Articles