Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell e me vranësira të pakta, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 11 deri në 15 gradë Celsius, e maksimalet mes 28 deri në 32 gradë.
Të martën temperaturat do të jenë pak më të ulëta. Minimalet do të sillen mes 10 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet prej 27 deri në 30 gradë. Po ashtu do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, ku temperatura më e ulët do të jetë 10 gradë e maksimalja 32 gradë.
Të enjten do të ketë ngritje të temperaturave. Temperaturat maksimale do të sillen mes 30 deri në 33 gradë Celsius.
Të premten do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara, ku temperatura maksimale do të arrijë në 34 gradë Celsius.