Mot i nxehtë pritet të mbajë edhe gjatë kësaj fundjave, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri 36 gradë Celsius.
Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 33 gradë.
Nga Institutit bëhet e ditur poashtu se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave. /Gazeta Enigma