Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot parashihet mot kryesisht i qetë me vranësira dhe intervale me diell.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.