Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të martë do të ketë reshje të dobëta bore në pasditen e sotme, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se e tërë java do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.
“Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHK./Gazeta Enigma/