Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C.

Sipas këtij instituti, gjatë kësaj jave do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -4 deri -1°C

Temperaturat maksimale:  12- 17°C

Era: Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s

E martë

Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri  2°C

Temperaturat maksimale: 13-17°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale: 0 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 14-17°C

Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E enjte

Mot I vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu

Temperaturat minimale:1 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 12 deri 15°C

Era: nga verilindja 1-8m/s.

E premte

Mot i  vranët dhe me intervale me diell

Temperaturat minimale: 0 deri 2°C

Tmperaturat maksimale: 15 deri 17°C

Era:  nga drejtimi i jugperendimi  1-4m/s.

Related Articles