Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të përqendruara.

Ditët tjera parashihen me mot të vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 5 deri në 16°C.

E hënë
Moti kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale:1deri 3°C
Temperaturat maksimale: 10- 13°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s

E martë
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Temperaturat minimale: 0 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 11-14°C
Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s

E mërkurë
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Temperaturat minimale: 0 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 12-16°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale:0 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 13 deri 16°C
Era: nga veriperendimi 1-9m/s.

E premte
Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore shi dhe borë.
Temperaturat minimale: 1 deri 3°C
Tmperaturat maksimale: 5 deri 8°C
Era: nga drejtimi i verilindja 1-5m/s.

Related Articles