Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme parashihet mot kryesisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të shpërndara.

Vranësirat të premten vende-vende mund të sjellin riga shiu, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 8°C, ku vlerat më të ulëta priten në viset malore, ndërsa temperaturat maksimale do të sillen nga 18°C deri në 25°C.

E hënë

Mot kryesisht me diell.Vranësira të shperndara parashihen ne relievin malor.

Temperaturat minimale: -1-2°C

Temperaturat maksimale: 18-22°C

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s

E martë

Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 1- 4°C

Temperaturat maksimale: 21-24°C

Era: nga verilindjes me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara..

Temperaturat minimale: 4-8°C

Temperaturat maksimale: 21-24°C

Era: kryesisht nga veriperendimii me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot me diell dhe dhe pjesërisht i vranët

Temperaturat minimale: 4-8°C

Temperaturat maksimale: 20-25°C

Era: nga veriperendimi 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale mediell diell . Vranësirat vende-vende parashihen të

sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat mimale: 4 deri 8°C

Tmperaturat maksimale: 19-22°C.

Related Articles