Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Tutje bëhet e ditur se nga dita e enjte do të ketë rritje të temperaturave.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Gazeta Enigma/