Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët, me diell dhe reshje bore.
“Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës. Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit”.
“Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Enigma/