Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë nga 10 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 34 gradë Celsius.
Më poshtë e keni motin e plotë për të gjitha ditët:
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E martë- Mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.
Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar.